Ganimete Musliu ironizon me opozitën (Foto)
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu thotë se e ka gjetur ‘pse janë qu peshë’ opozita.

Lajme
Duke postuar disa fotografi të një mace të zezë, të cilën e ka fotografuar para derës së Kuvendit, në derën nga hyjnë deputetët, thotë se opozitës ‘ua ka pre rrugën macja e zezë”, raporton lajmi.net.
“E gjeta problemin pse janë qu peshë opozita. Macja e zezë ua ka pre udhën. (Macja e zezë ne hyrje te Kuvendit të Kosovës )”, ka shkruar ai.
Ndryshe, shumë njerëz besojnë në këtë besëtytni.
Që në kohët e lashta lidhur me macen e zezë ka shumë tregime të tmerrshme.
Është konsideruar si e familjes së djallit, që ajo paraprinë vdekjen, apo në dorën më të lehtë të fatkeqësisë është thënë që në te fshihen shtrigat dhe demonët.
Me kohë nga këto tregime ka rrjedhur edhe besimi që personit që macja e zezë ia prenë rrugën, do t’i ndodhë ndonjë fatkeqësi, sepse demoni i keq që në te gjendet ia ka prerë rrugën e jetës./ lajmi.net