Ja ku do të shfaqet filmi ‘Babai’ në kampanjën për ‘Oscars’

Filmi ‘Babai’ do të shfaqet në kuadër të LA Screenings për Oscars.

ShowBiz

13/10/2015 14:16

Gara për të qenë pjesë e edicionit të 88-të të Akademisë Oscar në kategorinë për filmin më të mirë të huaj ka filluar dhe për këtë shkak, European Film Promotion (EFP) do të ndihmojë në gjenerimin e vëmendjes sa më të madhe për promovimin e filmave evropian të propozuar për Oscars.

Këtë vit nën ombrellën e EFP-së do të shfaqen në LA Screenings 27 filma evropian nga totali i 81 filmave që janë propozuar si kandidatë për Oscars.

Në mesin e filmave që do të shfaqen është edhe filmi ‘Babai’ nga Visar Morina, propozimi i Kosovës për Oscars në filmin më të mirë të huaj.

Gjithashtu krahas këtyre filmave do të shfaqet edhe filmi ‘Bota’ nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci, që është propozimi i Shqipërisë për Oscars.

Këta dy filma janë të mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës. LA Screenings do të fillojë me 25 tetor deri më 8 nëntor në sallën Wilshire Screening në Beverly Hills.

Fushata është mbështetur nga Creative Europe – Media Program e Bashkimit Evropian dhe nga organizatat anëtare të EFP-së, ku bënë pjesë edhe QKK-ja.