Ky është regjisori i pjesës 8 të serisë “Fast & Furious”

Filmi i radhës i sagës 'Fast & Furious' më në fund ka regjisor.

ShowBiz

09/10/2015 14:17

Pas shumë kërkimeve, regjisori që do të drejtojë bërjen e filmit të tetë të ‘Fast & Furious’ është zgjedhur të jetë F. Gary Gray.

Gary Grey ka bërë regjinë e shumë filmave të njohur, e së fundmi ka drejtuar edhe filmin e suksesshëm ‘Straight Outta Compton’, transmeton lajmi.net.

Ai ka zbuluar vetë lajmin me anë të një postimi në Facebook ndërsa ka shkruar se nuk mund të kërkonte për partnerë më të mirë se Vin Diesel e Neal Mortiz, që janë producentët e filmit dhe Studion Universal.

Daljes së filmi i është caktuar edhe data, e ai do të dalë më 12 prill të vitit 2017./Lajmi.net