Nga e premtja muzikë në ambient të hapur në kryeqytet
Të premten dhe të shtunën në Prishtinë, nga ora 19:00, secili qytetarë i Kosovës do të ketë mundësi argëtimi në ambient të hapur, në qendër të Prishtinës.
ShowBiz
“Prishtina Open Air Music Night” në këto dy netë sjell muzikë të ndryshme, me këngëtarë dhe grupe të ndryshme, në sheshin “Skënderbe”.
Në natën e parë janë Agron Peni Trio, Offchestra, Rona Nishliu dhe Open Band. Ndërsa, në natën e dytë ka emra të tjerë, të muzikës klasike.
Organizimi është pjesë e projektit “Culture for ALL”, i financuar nga BE dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë./ lajmi.net