Skandalizohen serbët nga seriali “Scorpion” që i paraqet si kriminel
Që nga përfundimi i luftërave në Ballkan të cilat i filloi Serbia nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit, shtëpitë e ndryshme filmike e sidomos ato amerikane, janë munduar të portretizojnë realitetin që ishte krijuar në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, përmes filmave të zhanreve të ndryshme.
ShowBiz
Dhe së fundmi një serial amerikan i titulluar “Scorpion”, ka shpalosur edhe njëherë krimet e serbëve të kryera mbi popullatën civile, transmeton lajmi.net.
Në këtë serial, serbët akuzohen se kanë kryer gjenocid ndaj kroatëve, derisa FBI dërgon në Kroaci njerëzit e vet për të marrë deklaratat e dëshmitarëve për gjenocid për Tribunalin e Hagës.
“Unë luaj rolin e Sonja Ballasheviq, ku FBI më dërgon në Kroaci për të marrë deklaratat e dëshmitarëve lidhur me gjenocidin e kryer kundër kroatëve nga forcat e Millosheviqit, të cilët kanë vrarë mijëra njerëz përfshirë edhe prindërit e mi”, ka deklaruar aktorja holivudiane Izabella Miko. (lajmi.net)