Dallimet në mes të myslimaneve Sunitë dhe Shiitë

Konflikti në mes të myslimaneve Shiitë dhe Sunitë daton që nga shekulli i shtatë, pas vdekjes së profetit Muhamed.

Bota

04/10/2015 22:18

Tani kur përplasjet në mes të këtyre dy grupeve janë intensifikuar, dallimet vijnë në pah sa më shumë.

Pjesa më e madhe e myslimaneve në botë, rreth 1.6 miliard janë Suni. Gjegjësisht, rreth 10% deri në 13% janë Shiit , ndërsa rreth 87% deri në 90% janë mysliman Sunit, shkruan Bussines Insider, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Sunitët janë të shpërndarë në më shumë vende dhe regjione të butës, gjersa Shiitët jetojnë kryesisht në Iran, Pakistan, Indi dhe Irak.

Ndarjet në mes të këtyre dy grupeve kanë filluar pas vdekjes së profetit Muhamed. Shumica besonin se e drejta e trashëgimisë i takonte vjehrrit dhe shokut të ngushtë, Abu Baker, por një pjesë e vogël besonin se trashëgimtar/pasues i profetit Muhamed duhet të ishte Ali in Abi Talib, gjegjësisht kushëriri dhe dhëndëri i profetit Muhamed, njëherë edhe baba i nipit të profetit.

Një nga dallimet bazë në mes të Shiitëve dhe Sunitëve është rëndësia që të parët i japin Aliut, i cili nga Sunitët nuk njihet si trashëgimtar i profetit, transmeton ljami.net.

Një nga datat më të rëndësishme për myslimanët Shiit është dita e dhjetë e muajit të shenjtë të Muharremit (muaji i parë i kalendarit lunar Islamic). Myslimanët Shiitë festojnë përvjetorin e vdekjes së Husayin ibn Ali, nipit të profetit Muhamed dhe djalit të Aliut.

Shiitët po ashtu kanë muajin e tyre të agjërimit, që zgjat dhjetë ditë, ndërkaq në fund të saj festojnë festën e Ashureve. Kjo praktikë kritikohet ashpër nga Sunitët, të cilët nuk e festojnë këtë ditë dhe nuk e shohin atë si të rëndësishme.

Megjithatë të dy grupet, Suni dhe Shiit pajtohen se Muhamedi është i dërguar i Zotit dhe respektojnë pesë rregullat bazike të islamit, që përfshinë edhe agjërimin e Ramazanit, lutjet pesë herë në ditë, dhe shkuarjen në Haxh. Po ashtu të dyja grupet pranojnë Kuranin si libër të shenjtë, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, përderisa myslimanët Sunit veprimet e tyre i bazojnë në Sunet – shënimet e ligjërimeve të profetit Muhamed, Shiitët mbështeten tek ajetullahu (Shehu) i tyre, të cilin e shohin si simbol të Zotit në tokë. Një nga ajetollahët më të njohur është Ayetullah Ruhollah Moosavi Khomeini, lider politik dhe fetar i Iranit.

Ndonëse shumë mysliman Shiit dhe Sunit bashkëjetojnë paqësisht, hulumtimi i “Pew Reserach Center” i vitit 2012 tregon se 40% e myslimaneve Sunit nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore nuk e pranojnë që Shiitët janë mysliman.

Konfliktet në Irak dhe Siri gjithashtu shfaqin një ndarje në mes të dy këtyre grupeve, përderisa shumë Suni i janë bashkangjitur grupeve rebele, njerëzit nga komuniteti Shiit në shumicën e rasteve luftojnë në krah të forcave qeveritare, raporton BBC, transmeton lajmi.net.