Helmimin e nxënësve dhe profesorëve në Maqedoni e bëri një 20 vjeçar
Zbulohen autorët që helmuan ditë më parë dhjetëra nxënës e profesorë shqiptarë të shkollës ekonomike në Shkup, “Arsenije Jovkov”.
Lajme
Policia ka identifikuar 20-vjeçarin maqedonas “Nikolla Xhikovski”, si kryes të kësaj vepre.
Ai ka hedhur helmin me sprej në shkollë, informojnë mediat maqedonase. Po kështu ka nisur procedimi penal edhe ndaj 16-vjecarit Antonio Toshev, që është nxënës i vitit të dytë në këtë shkollë, si dhe 17-vjecarit Albin Kurtoviq.
Nxënësit e helmuar shqiptarë përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe të frymëmarrjes.
Incidenti i helmimit të nxënësve shqiptarë, ndodhi para dy ditësh, kur 14 nxënës dhe një profesor, përfunduan në Klinikën toksikologjike me simptoma kollitjeje dhe derdhje lotësh./OraNews/