Filmi që po shkakton trazira në kinematë botërore (Video)
'The Walk' me Joseph Gordon Levitt është film që po i shkakton të vjella shikuesëve në kinema.
ShowBiz
Filmi mbi historinë e vërtetë të Philippe Petit, atletit që ka kaluar në hapsirën mes kullave binjake në një tel, pa qenë fare i lidhur.
Joseph Gordon Levitt luan në rolin kryesor ndërsa që me fillimin e shfaqjes së filmit, shikuesit po tregojnë me anë të postimeve në rrjete sociale se filmi po i shkakton të vjella, transmeton lajmi.net.
Kjo për arsye se filmi është vizuelizuar aq mirë saqë atyre është duke iu dukur se po e përjetojnë vetë këtë eksperiencë.
Regjisori Robert Zemeckis ka treguar se ata kanë punuar shumë që ta dërgojnë publikun lartë në mes dy kullave binjake./Lajmi.net
