Marcelo: Ronaldo s’është i obsesionuar pas rekordeve
Cristiano Ronaldo nuk shënoi sërish në La Liga, në përballjen mes Real Madridit dhe Malagas, ndërsa bashkëlojtari i tij Marcelo ka thënë se ky fakt nuk paraqet problem për portugezin.

Sport
Marcelo ka deklaruar se Ronaldo nuk është i obsesionuar pas thyerjes së rekordit të golashënuesit më të mirë të klubit të cilin e mban Raul.
“Të gjjithë e njohim Cristianon”, ka thënë Marcelo për web-faqen zyrtare të klubit.
“Ai nuk është i obsesionuar me thyerjen e rekordeve, por në vend kë kësaj ai synon që t’a ndihmojë ekipi të fitojë.