Shqipëria, edhe një ndeshje me Portugalinë

Pas ekipit të parë, edhe i U-21 i Shqipërisë do të ndeshet sot kundër Portugalisë.

Sport

08/09/2015 13:58

Humbja me Kombëtaren A duhet kaluar, pasi Shqipëria do të luajë me 21-vjeçarët e Portugalisë sot në orën 18:00 në stadiumin “Qemal Stafa”.

Trajneri i Shpresave, Redi Jupi duhet të zhvillojë këtë takim me ku nuk do të ketë në dispozicion lojtarë kryesorë të skuadërs.

“Kemi dy mungesa të rëndesishme Rei Manaj dhe Albion Avdiaj. Përveç këtyre dhe humbjes së mbrëmshme me Portugalinë them se pjesa tjetër shkon mirë. Tashmë jemi gati për të luajtur. Është një prej skuadrave më të mira në botë për këtë moshe dhë vlerat e saj njihen. Pavarësisht kësaj, ne do te hyjmë në fushë për të dhënë më të mirën dhe për tu ndeshur denjësisht me ta” – tha Jupi ne konferencën për mediat, raporton “Sportal.al”.

Portugalia do të luajë sfidën e parë në eliminatoret e Kampionatit Europin 2017, ndërsa në atë të fundit i zhvilluar këtë vit shkoi deri në finale ku e humbi me Suedinë pas penalltive.

Kombëtarja Shpresa është në kuotën e 4 pikëve pas 2 ndeshjev të para.

Në Grupin 3 marrin pjesë edhe Greqia, Hungaria, Izraeli dhe Litenshtejni.