S’ka më plagë që shihen për gratë e mbijetuara nga dhuna, mbulohen me art (Foto)

Dikur kishin shenja të dhunës, maltretimeve e intervenimeve kirurgjike, madje edhe të shumë sëmundjeve por tash kanë art në ato vende.

Bota

06/09/2015 16:18

Artistja e tatuazheve Flavia Carvalho ka dy vite që në mënyrë vullnetar, po u ndihmon grave të mbijetuara nga dhuna në familje tu lehtësohet sado pak dhimbja, raporton lajmi.net. Tani ka filluar tu ndihmojë edhe atyre që kanë plagë pas operacioneve si pasojë e ndonjë sëmundjeje.

Në fotografitë që do shihni, me artin e saj fenomenal, Carvalho mund të jetë edhe njeriu nga i cili mund të marrim një ide të mrekullueshme për mbulimin e ndonjë plage.

Ajo ka bërë tatuazhet e këtyre grave në mënyrë vullnetare, e vetmja gjë, siç thotë Carvalho është që ato të mendojnë se cila po u pëlqen.

“Të paktën nuk do e shohin. Si shoqëri kemi obligim tu ndihmojmë e unë po bëjë që ato të mos i shohin plagët që të tjerët ua shkaktuan. Ato duhet vetëm të merren me veten e tyre tash”, tha ajo./ lajmi.net

mastectomy-abuse-scar-women-free-tattoo-flavia-carvalho-daedra-art-brasil-2 mastectomy-abuse-scar-women-free-tattoo-flavia-carvalho-daedra-art-brasil-5 mastectomy-abuse-scar-women-free-tattoo-flavia-carvalho-daedra-art-brasil-7 mastectomy-abuse-scar-women-free-tattoo-flavia-carvalho-daedra-art-brasil-4 mastectomy-abuse-scar-women-free-tattoo-flavia-carvalho-daedra-art-brasil-6 mastectomy-abuse-scar-women-free-tattoo-flavia-carvalho-daedra-art-brasil-1