Zyrtarë të shtetit serb nesër në protestë në Mitrovicë, Qeveria e Kosovës hesht
Shteti i Serbisë, assesi nuk po mundë të qëndroj i paanshëm ndaj proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Kosovë. Në një deklarim të sotëm për media, drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë që nesër dot ë marrë pjesë në protestën që do të organizohet në Mitrovicë të veriut e që për kërkesë kryesore ka lirimin nga paraburgimit të të dyshuarit për krime lufte, Oliver Ivanoviq.
Lajme
Zyrtarë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, kanë konfirmuar për lajmi.net, që protesta një protestë e tillë do të mbahet nesër por sipas tyre për organizmin e saj askush nuk ka kërkuar leje.
Besim Hoti, zëvendëskomandant në stacionin e veriut të Mitrovicës ka thënë për lajmi.net, që policia është njoftuar përmes pankartave që kjo protestë do të mbahet.
“Policia e Kosovës është në dijeni që do të organizohet një protestë e mundshme për nesër në orën 10:00, sigurisht që PK-ja këtë e ka kuptuar përmes disa njoftimeve publike që janë bërë në qytet”, tha Hoti në një deklarim për lajmi.net.
Sipas tij, policia nuk e di me saktësi kush janë organizatorët e protestës por Hoti thotë që nuk presin eskalim të situatës.
“Nuk e dimë saktësisht cilët janë organizatorët me emra, por sidoqoftë kjo protestë i referohet kërkesave të ngjashme sikurse protestës së më hershme të mbajtur ditë më herët para objektit të gjykatës dhe ndërtesës së EULEX-it në veri të Mitrovicës. Sidoqoftë ne do ta përcjellim për së afërmi këtë protestë. Nuk ka asnjë indicie për çfarëdolloj eskalimi, kërkesa është shumë e qartë ata do paraqesin përkrahjen e tyre për një kërkesë”, ka deklaruar Hoti.
Ndërkohë, i dyshuari për krime lufte, Oliver Ivanoviq, ka shtatë ditë që ka hyrë në grevë urie me kërkesë kryesore që lirohet nga masa e paraburgimit për tu mbrojtur në liri.
Gjatë ditës, lajmi.net, ka provuar të marrë edhe një deklaratë nga Qeveria e Kosovës, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.