Mat, gjenden heshta dhe qeramika të periudhës romake (Foto)

Në fshatin Prell të Matit, gjatë punimeve për ndërtimin e një hidrocentrali u zbuluan disa heshta dhe qeramika që i përkasin periudhës romake (shek. lV-Vl pas lindjes së Krishtit).

Lajme

12/08/2015 19:57

Lajmin e bëjnë të ditur Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Shkodër dhe Sektori i Kulturës Kombëtare Dibër, duke publikuar edhe foto të gjetjeve.

Specialisti i sektorit Dibër, Festim Hoxha, pasi shkoi në vendngjarje sqaron se disa metra me tej ndodhej edhe një mur fortifikues që i përkiste po të njëjtës periudhë, raporton shekulli.al.

Ndërkohë, DRKK Shkodër shpjegon se kjo zonë ka potencial të madh arkeologjik dhe po përgatitet një relacion për t’ia paraqitur Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë.

f7 f6 f5 f4 f3 f2 Gjetjet arkeologjike në Shqipëri