Maratona e Kuvendit, deputetët mblidhen sërish në 23:15

Kuvendi i Kosovës, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme sonte në ora 23:15 minuta në të cilën pritet të diskutohen në leximin e dytë, projektligjet për Gjykatën Speciale që sapo u miratuan në parlament.

Lajme

03/08/2015 22:49

Në mbyllje të seancës së mëhershme, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar deputetët që sonte disa minuta pas mesnate do të mbahet seanca e ardhshme e Kuvendit.

Gjatë ditës, në Kuvendin e Kosovës, kanë kaluar ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugë themelimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, raporton lajmi.net.

Në ndërkohë që vetëm disa orë më pas, në një seancë të jashtëzakonshme, Kuvendi i Kosovës, miratoi në parim ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar si dhe projektligji për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencial në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara. Këto ligje sponsorizohen nga Ministria e Drejtësisë.

Deputetët e opozitës kanë bojkotuar punimet e Kuvendit të Kosovës, që pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe nuk kanë marrë pjesë në votimin e projektligjeve. (lajmi.net)