Njëra nga kinematë më të mira në Botë, rikthehet në Prizren nga data 8 gusht |FOTO|
Në një artikull që DailyMail kishte publikuar gjatë muajit maj të këtij viti, ku ishin të listuara kinematë në qiell të hapur, më të mira në Botë ku kinema nga vende të ndryshme ishin listuar si më të bukurat, e në mesin e tyre ishte renditur edhe një nga Kosova më saktësisht ajo e festivalit…
ShowBiz
Në një artikull që DailyMail kishte publikuar gjatë muajit maj të këtij viti, ku ishin të listuara kinematë në qiell të hapur, më të mira në Botë ku kinema nga vende të ndryshme ishin listuar si më të bukurat, e në mesin e tyre ishte renditur edhe një nga Kosova më saktësisht ajo e festivalit të filmit dokumentar ‘Dokufest’ që organizohet tradicionalisht gjatë muajit gusht.
E të gjithë ju që jeni mahnitur me atë që është paraqitur në artikullin ‘Dailymail’ dhe deri më tani nuk keni pasur mundësinë apo edhe nuk keni ditur se ajo egziston, atë përvojë mund t’a shijoni vetëm pas disa ditëve, më saktësisht nga data 8 gusht kur edhe fillon edicioni i radhës i ‘Dokufest-it’ që mbahet në qytetin e Prizrenit.
Edicioni i këtij viti do të jetë i fokusuar në temën e ‘Migrimit’ ku i gjithë programi duke përfshirë filmat që do të shfaqen, puntoritë, debatet, dhe ekspozitat do të zhvillohen krejtësisht të bazuara në temën bosht të festivalit. /lajmi.net
