Veteranët nesër në protestë, por jo për Gjykatën Speciale (Video)

Dita e hënë do t’i gjeje ish – Luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rrugë, pasi ata do të protestojnë, në Sheshin ‘’Skënderbeu’’ në Prishtinë, duke filluar nga ora 12:00.

Lajme

02/08/2015 23:14

 

Në këtë protestë, veteranet e luftë do të kërkojnë publikimin sa më të shpejt të listave përfundimtare, si dhe zbatimin e projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së. Pasi sipas tyre këto vonesa që po u bëhen veteranëve të luftës, nga ana e komisionit Qeveritar janë të paarsyeshme dhe të pakuptimta, raporton Tribuna Channel.

Këtë e ka konfirmuar për Tribuna Channel, Xhevdet Qeriqi, Drejtues i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në ndërkohë nesër në Kuvendin e Kosovës, pritet të votohet për amandamentet kushtetuese që do i hapin rrugë krijimit të Gjykatës Speciale.

YouTube player