Song do mbetet lojtar i West Hamit
Raportet e fundit sportive na mësojnë se mesfushori i Barcelonës, Alexandre Song do të vazhdojë të jetë lojtar i skuadrës së Premier Ligës, West Hamit.
Sport
Mesfushori afrikan, Alex Song, do të vazhdojë të jetë pjesë e West Hamit, shkruan Express.
Mediat britanike njoftojnë se Song ka arritur marrëveshje me skuadrën londineze, duke iu bashkuar atyre nga Barcelona.
Për shërbimet e Song, interesim tregoi edhe Jose Mourinho me Chelsean, por minutat e paktë që do të kishte te kjo skuadër, e shtynë Songun të vendoste për West Hamin.