Jacobson: Nuk ka shkelje të Kushtetutës nëse votohet përsëri Specialja

Ambasadorja e SHBA-ve në Kosovë, Tracey Ann Jacobson ka folur përsëri për Gjyaktën Speciale dhe për kthimin e asaj çështje në Kuvend, transmeton Indeksonline.

Lajme

08/07/2015 19:58

“Ajo që kam thënë përa dy javëve qëndron ende edhe si është situata tash, është shumë e vërtetë nese Kosova nuk miraton Gjykatën Speciale, do të jetë keq për Kosovën. Gjithashtu edhe Eliot Engel ka thënë se Kosova nuk do ta ketë ditën e saj në Këshillin e Sigurimit”, tha ambasadorja amerikane, transmeton indekonline.

Sa i përket asaj se a shkelet Kushtetuta nëse kthehet përsëri kjo çështje në Kuvend, ajo tha:

“Është e zakonshme në kuvendet e botës që ligjet të kthehen nga 2-3 herë dhe njejtë ndodhë edhe me ligjin për tregti. Këshilltarët tanë thonë se nuk ka ndonjë pengesë për këtë kthim.”

Këto ajo i tha në një intervistë që mund të ndodhë të jetë e fundit për të në televizionin shtetëror sepse Jacobson-it po i përfundon mandati i saj si ambasadore.