Mbërritje me saktësi gjermane e Merkel dhe pritje madhështore nga shqiptarët (Video)
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur përpara kryeministrisë shqiptare ashtu siç ishte parashikuar. Në orën 14:15 ajo ka zbritur nga vetura e saj dhe është takuar me kryeministrin Rama.
Lajme
Merkel është kthyer për të përshëndetur qindra qytetarë të pranishëm në pritjen e saj dhe më pas ka shkuar drejt tapetit të kuq ku janë luajtur himnet e të dy shteteve, fillimisht atij gjerman dhe më pas himni shqiptar.
Pas ceremonisë së pritjes ajo është drejtuar për në Kryeministri ku ka nisur takimin me kryeministrin Rama.