Veturat e ardhshme do të mbrojnë celularin tuaj nga të nxehtit gjatë verës
Gjatë verës, ekziston mundësia që celulari juaj të mbi-nxehet, për shkak të nxehtit të madh që mbretëron në këtë stinë.
Auto & Tek
Kjo nuk është vetëm një çështje e përkohshme gjatë ditës, por një çështje që mundet potencialisht ta dëmtojë baterinë e celularit tuaj. Por, Chevrolet ka një zgjidhje për këtë.
Prodhuesi i veturave njoftoi të enjten për planet që ka për t’i pajisur veturat e reja me një kondicioner të ajrit posaçërisht për celularë, transmeton Lajmi.net.
Veçoria e re e quajtur ‘Ftohja Aktive e Celularit’ do të jetë e gatshme duke filluar nga viti 2016, në modelet Impala dhe Malibu, të cilat do të ofrojnë edhe mbushje të celularëve me wireless.
Kondicioneri është i lidhur direkt me sistemin e ventilimit dhe kondicionimit të ajrit në veturë, duke nxjerrë kështu ajër të ftohtë drejt në vendin ku është i krijuar për ta lënë celularin për mbushje me wireless.
Kjo metodë funksionon kur lëshohet kondicioneri i ajrit – kështu ju mund të rrini të freskët, së bashku me celularin, transmeton Lajmi.net.
Kompania thotë se është e para që ofron këtë lloj veçorie për vetura.