Albatriti: Egzona më propozoi fejesë

Këngëtari Albatrit Muçiqi dhe Egzona Brahimaj po jetojnë ditët e para si të fejuar.

ShowBiz

27/06/2015 18:30

Për mediat shqiptare Albatriti ka folur rreth takimit me të dashurën e tij Egzonën dhe fejesës e cila u bë shum shpejtë.

‘’Ajo ka punuar me një kozmetikë në Gjakovë dhe rastësisht e kam parë pastaj edhe në facebook dhe njëherë ika në Gjakovë për një mbrëmje,më ka pëlqyer edhe përpara por edhe një sjellje dhe edukatë që më bëri përshtypje,më detyroi të mësoj më shumë rreth saj dhe kështu vazhdoi me rradhë,këto gjëra më kanë bërë për vete që i gjeta tek ajo femër”,ka treguar këngëtari duke zbuluar se ishte ajo që e para i propozoi fejesë.

“Kemi qenë në Ulqin,prej aty kaluam shumë mirë dhe për një moment më tha a fejohemi, kemi vendosur aty për aty, e vendosëm dhe dëshëm që të vazhdojë dhe kjo procedurë, gjithçka ishte në rregull me ne dhe kaluam shumë mirë, jemi lidhur bashkë shumë mirë’’,ka përfunduar bisedën Albatriti i cili shumë shpejt do të vijë me dy projekte të reja për të cilat është duke punuar me Genc Prelvukajn.(Lajmi.net)