Vetëvendosja feston

Deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë festuar pas dështimit të miratimit të ligjit për Gjykatën Speciale.

Lajme

26/06/2015 19:17

Deputeti i kësaj partie, Fisnik Ismaili e ka publikuar në Facebook një fotografi së bashku me deputetët tjerë të grupit parlamentar duke festuar dështimin për votimin e Gjykatës Speciale.

“Një selfie fituese, s’ka ndryshime kushtetuese. Një selfie fenomenale, s’ka gjykatë speciale”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili në Facebook.(lajmi.net)