Prezantuesja e televizionit e shpall të vdekur Ronaldon (VIDEO)
Një prezantuese në një televizion portugez e ka shpallur të vdekur Cristiano Ronaldon në një aksident trafiku.
Sport
Fatina Bernardes, prezantuese e një televizioni portugez ka bërë një gabim të rëndë.
Gjatë transmetimit ajo e ka shpallur të vdekur yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke e ngatërruar me Cristiano Araujon.
“U shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve”, shtoi ajo. Por, nuk vonoi shumë dhe erdhi korrigjimi.
“Kam dashur të them Cristiano Araujo”, theksoi Bernardes.