Lekaj: Mos ta votojmë të keqen

Në vazhdën e fjalimeve të deputetëve për të komentuar themelimin e Gjykatës Speciale, edhe deputeti nga radhët e AAK-së, Palë Lekaj, kërkon që të mos votohet kjo gjykatë pasi, sipas tij, kjo është e keqja më e madhe që i bëhet Kosovës.

Lajme

26/06/2015 13:04

“Kjo është një e keqe që po i bëhet Kosovës. E di që në mendjen tuaj thoni zëshëm po, atëherë deputet të nderuar nuk jemi thirrur sot që ta votojmë të keqen, por ta votojmë të mirën dhe ta forcojmë shtetin tone, kushtetutën tonë”, shtoi Lekaj.

Ai më tej tha se ajo që unanimisht të gjithë deputetët duhet bërë, është që t’i thërrasin mendjes dhe të kujtojnë të gjitha shkatërrimet që kanë ndodhur në Kosovës e Gjakovë, e që sipas tij, të mos vihen para një akti të kryer.

“Sot kërkohet që të ulen flamujt partiak dhe të vendoset për hirë të vendin për hir të interesit të qytetarëve dhe mos të atakojmë me votën tone rendin kushtetues dhe të ardhmen që quhet shtet i Kosovës”.

Ai vlerëson se duhet votuar drejtë për të gjithë qytetarët, për ata që nuk janë më dhe ata që ranë në altarin e lirisë si dhe për ato familje që kanë humbur më të dashurit e tyre duke mos ditur ku janë.