Blerta Deliu – Kodra ‘shefe’ e deputeteve
Grupi i Grave Deputete të Kuvendit të Kosovës, kanë zgjedhur sot kryesuese të Grupit, Blerta Deliu – Kodra, deputete e PDK-së.
Lajme
Me këtë rast, Deliu- Kodra, e cila është deputete në mandatin e dytë ka theksuar se të drejtat e gruas, barazia gjinore dhe promovimi i të drejtave të njeriut janë përkushtim i saj për demokraci, raporton lajmi.net.
Grupi i Grave Deputete është grup i përbërë nga deputetet e të gjitha grupeve parlamentare nga të gjitha nacionalitetet dhe ka Bordin me nga një përfaqësuese nga të gjitha grupet e Kuvendit.
Në këtë takim paraprakisht u diskutua dhe u miratua edhe Rregullorja e Grupit të Grave Deputete.