Zvicra ekstradon Naser Oriqin në Sarajevë

Komandanti i njësive myslimane në Srebrenicë dhe ish-i akuzuari i Hagës, Naser Oriq, do të ekstradohet në Bosnjë dhe Hercegovinë, shkruan N1.

Lajme

25/06/2015 17:40

Vendimi për ekstradim është marrë sipas një procedure të shkurtuar, thuhet në zyrën federale për drejtësi në Zvicër.

Oriq është arrestuar më 10 qershor në Zvicër sipas një urdhër arresti serb të cilin e kishin lëshuar në vitin 2014, nën dyshimin se kishte kryer vepra penale të krimeve të luftës kundër popullatës serbe në Srebrenicë në vitin 1992.