Laporta: Nëse zgjidhem president, e transferoj këtë yll në Barcelonë

Joan Laporta ka thënë se do të tentojë blerjen e mesfushorit të Juventusit, Paul Pogba, nëse rikthehet në postin e presidentit të Barcelonës.  

Sport

25/06/2015 12:17

Joan Laporta ka identifikuar përforcimin e madh të Barcelonës, në rast se fiton zgjedhjet për postin e presidentit në Camp Nou.

Ai dëshiron mesfushorin e Juventusit, Paul Pogba.

“Pogba do të ishte përforcim i madh”, deklaroi Laporta për “Catalunya Radio”.

“Ai vërtetë është futbollist i fuqishëm. Është ende i ri dhe ka dëshirë t’i bashkohet Barcelonës. Kam marrëdhënie të shkëlqyeshme me menaxherin e tij, Mino Raiola. Nëse ne vendosim të tentojmë blerjen e tij, ai do të jetë një ndërmjetësues i mirë”, u shpreh ai.

Laporta ballafaqohet me presidentin e tanishëm Josep Bartomeu, si dhe Jordi Majo e Agusto Benedito, në garë për postin e kreut të Barcelonës.

Ai udhëhoqi klubin gjatë periudhës 2003-2010.