Vuciq tenton ta “mbuloj” vartësin e tij për kardinalit kroat

Qëndrimet jo-unike në mes të politikanëve janë bërë përditshmëri në Serbi,një rast i tillë ka ndodhur edhe sot, pas deklaratave të Ministrit të Punës në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin lidhur me kardinalin kroat Alojzi Stepinac.

Lajme

23/06/2015 22:49

Ky i fundit që shihet si një figurë e shenjtë në Kroaci, ka mbetur shënjestër e Vulinit, i cili tha se ai ishte një pjesëtar i grupit të “Ustashëve”, duke thënë se nuk duhet konsideruar si i shenjtë, raporton Blic.

Ndërsa Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, duke tentuar të mbulojnë “gafën” e vartësit të tij, ka pranuar se këto deklarata të Vulinit kanë ardhur në kohën e papërshtatshme.

Vuçiq, ka shtuar më tej se ai personalisht po punon vazhdimisht për të qetësuar situatën në rajon, dhe për të normalizuar marrëdhëniet me Kroacinë, ndërsa deklaratat e Vulinit i konsideroi si të moskoordinuara, transmeton lajmi.net.

“Ndoshta ëa në të cilën Vulin i bëri këto deklarata është e gabuar, por askush në Serbi nuk mund ta pranojë që Stepinac është i shenjtë” ka deklaruar Vuçiq, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Bruksel.

Vuçiq, ndodhet në Bruksel, me të cilin rast ka marrë pjesë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë për disa çështje. Më herët është raportuar se në shumicën prej temave të bisedimeve nuk është arritur një marrëveshje.

Ndërsa deklaratat e Vulinit për kardinalin kroat Alojzi Stepinca, të cilin e quajti si “Vikar të Ustashëve” kanë ngjallur reagime të mëdha në mediet kroate.