Flasin studentët për profesorin nga Prizreni që dyshohet për ngacmim seksual (Video)
Bashkim Zahiti, profesor në Universitetin e Prizrenit, është larguar nga menaxhmenti i këtij institucioni pasi ditë më parë u arrestua nga policia nën dyshimet e keqpërdorimit të detyrës zyrtare, duke kushtëzuar dhënien e notave në këmbim të shërbimeve seksuale, transmeton Klan Kosova.
Lajme
Universiteti i Prizrenit njofton se provimet e profesorit Bashkim Zahitit do t’i mbajnë kolegët e tij.
Hetimet ndaj Zahitit kishin nisur 6 muaj më parë, derisa sipas kryeprokurorit aktualisht kanë si dëshmi denoncimet nga dy studente.
Ankesa për këtë profesor kishte pasur edhe më herët.
Vendimi i rektorit Ramë Vataj është mirëpritur edhe nga Parlamenti i Studentëve.