Freixa: Barcelonës nuk i duhet asnjë lojtar i Realit

Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa ka thënë se skuadrës së Blaugranëve nuk i duhet asnjë lojtar i Real Madridit, duke mohuar kështu transferimin e mbrojtësit të Los Blancos, Sergio Ramos.

Sport

23/06/2015 16:09

Kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa ka refuzuar transferimin e Sergio Ramosit ose ndonjë lojtar tjetër te skuadra e Real Madridit, nëse ai bëhet president i Los Blancos.

“Askush nuk na ka ofruar neve Ramosin”, tha Freixa fjalët e tij për Onda Cero.

“Barcelonës momentalisht nuk i duhet asnjë lojtar i Real Madridit”, përfundoi Freixa.