ISIS vazhdon me vrasje mizore, robërit i mbysin në pishinë (Foto)
Një video shtatë prej shtatë minuta, tregon se si grupi terrorist i ISIS-it në mënyrë barbare ekzekuton pesë meshkuj, të mbyllur në kafaz.
Bota
Ata janë filmuar duke u lëshuar në një pishinë në kalanë e Mosulit, ku u përdorën edhe kamera nën ujë për të filmuar këtë moment të tmerrshëm, teksa të burgosurit që fundoseshin nën ujë nuk kishin asnjë shpresë për të ikur, transmeton lajmi.net.
Pas një kohe, kafazi në të cilin ishin të burgosurit doli nga uji, por tashmë me pesë të vdekur në të, të cilët ishin akuzuar për spiunim.
Pas këtij akti ata qëndronin të palëvizshëm në dysheme të kafazit, të grumbulluar në krye të njëri-tjetrit.
Një pjesë tjetër e videos paraqet vrasjen brutale e të burgosurve nga militantët e ISIS-it, të cilët mbylleshin në automjet dhe gjuheshin me raketa-hedhës, ndërsa një grup tjetër ishin të lidhur me eksplozivë rreth qafës së tyre, ku më pas këto mjete shpërthenin. (lajmi.net)