Pensionohet Ribery?
Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery mund të detyrohet të pensionohet nga futbolli për shkak të lëndimit të vazhdueshëm.
Sport
Franck Ribery mund ta ketë mbyllur karrierën e tij si futbollist.
Sipas mediave gjermane, mesfushori i Bayern Munichut vazhdon të ketë probleme me lëndimin e mund të detyrohet të pensionohet.
Ribery bëri paraqitjen e fundit me gjigantin bavarez më 11 mars, dhe ende nuk është në gjendje të mirë fizike.
“Kjo situatë më nervozon, është një katastrofë e madhe. Mendoj gjithmonë për shputën time. Dua të vrapoj por nuk mundem”, u shpreh ai së fundmi.