Thaçi uron shërbyesit publik, në Ditën Ndërkombëtare të tyre
Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka uruar shërbyesit publik, në Ditën Ndërkombëtare të tyre, e cila shënohet sot në të gjithë botën.
Lajme
Thaçi, përmes një urimi në Facebook, ka thënë se shërbyesit publik me punën e tyre bëjnë që qytetarët të marrin shërbime cilësore.
“Shërbyesit publikë kanë rol jetik në shoqërinë tonë. Me punën e tyre të drejtë dhe transparente ata ofrojnë shërbime cilësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”.
“Në Ditën Ndërkombëtare të Shërbimit Publik, shpreh mirënjohjen time për angazhimin e të gjithë shërbyesve publikë për forcimin e një administrate publike profesionale dhe efikase, ndërsa ne mbetemi të përkushtuar për avancimin e procesit të reformës së administratës publike”, thuhet në fund të urimit të Thaçit. (lajmi.net)