Gjakova me sistem digjital të pritjes
Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari në një postim në rrjetin social facebook ka postuar lajmin e mirë për bashkëatdhetarët që prej nesër administrata do të funksionojë me sistem elektrik të pritjes .
Lajme
Ajo gjithashtu ka shkruar se edhe ketë vit punonjësit civil do të jenë në dispozicion të tyre duke e zgjatur orarin e punës me qëllim të paisjeve me dokumentacion të kërkuar nga ta.
Me poshtë mund ta lexoni postimin e plotë në facebook:
“Prej nesër Komuna e Gjakovës me sistemin elektronik të pritjes.
Qartësi, saktësi dhe transparencë në shërbim të qytetarëve të Komunës tonë.Përpjekje të veçanta për lehtësi në ofrimin e shërbimeve për bashkëatdhetarët.
Zgjatja e orarit të punës për shërbyesit e gjendjes civile dhe rritja e numrit të tyre në funksion të bashkëatdhetarëve, do të aplikohen edhe këtë vit”.