Range Rover feston ditëlindjen e 45-të
Kompania britanike Land Rover e cila gjatë njëzet viteve të para të ekzistencës u bë e njohur për prodhimin e veturave për terrene malore, kishte vendosur që klientëve të saj tu ofrojë vetura luksoze “off-road”. Dhe kështu në vitin 1970 u shfaq Range Rover i parë nëpër rrugët e Londrës.
Auto & Tek
Range Rover vazhdimisht ka funksionuar në sistemin me tërheqje me katër rrotat 4×4, derisa fuqinë e madhe e ka marrë nga motori V8 që prodhonte 130 kuaj fuqi. Gjenerata e parë fillimisht ishte prezantuar në treg si një model me vetëm dy dyer.
Por me kalimin e kohës kjo veturë u perfeksionua, dhe kështu në vitin 1981 u shfaq në treg versioni më katër dyer, kurse më 1986 në tregun britanik ishte i disponueshëm edhe modeli me naftë (diesel).
Nw vitin 1989, Range Rover u bë vetura e parë SUV që kishte të instaluar sistemin ABS, derisa viti 1992 solli risi tjera në këtë veturë siç ishte sistemi elektronik i konsolës për rrëshqitje, që gjithashtu ishte futur për herë të parë në këtë veturë. Pasardhësi i tij u shfaq në vitin 1994, në versionet me 2.5 litra me naftë, 3.9 dhe 4.9 litra V8 me benzinë.
Në vitin 2001 është prezantuar gjenerata e tretë e cila pa dyshim se ishte më moderne, dhe me një paletë të motorëve duke përfshirë atë me 4.2 litra V8 i cili u shfaq në treg qysh në vitin 2005, derisa versioni me naftë TDV8 erdhi një vit më vonë. Por në kulm të ofertës gjendjes versioni me 5.0 litra V8.
Gjenerata aktuale apo ndryshe e njohur si gjenerata e katërt, ishte lansuar në treg në vitin 2012. Në Land Rover kanë bërë të ditur se karroceria është ndërtuar nga alumini, kështu që kjo veturë është tani për 420 kilogram më e lehtë sesa pasardhësit e saj.
Në vitin kur Ranger Rover po feston 45-vjetorin e ekzistimit, është prezantuar edhe një seri më e fuqishme dhe luksoze SVAutobiography me motor tejet të fuqishëm që prodhon plotë 550 kuaj fuqi.