Pezullohen punimet për ndërtimin e varrezave katolike në Llapushnik

Punimet për ndërtimin e varrezave dhe kishës të katolikëve në Llapushnik të Drenasit janë pezulluar për një muaj.

Lajme

22/06/2015 12:38

Kjo është marrëveshja që është arritur në mes kryetari të Drenasit Nexhat Demaku dhe përfaqësuesve të fshatit Llapushnik, pas një takimi që kanë zhvilluar sot.

Ramadan Gashi, përfaqësues i fshatit tha se për ata në këtë muaj të Ramazanit ka qenë një provokim shumë i rënd dhe nuk do të lejojnë që në atë pjesë të ndërtohen as varreza dhe as kisha.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku tha se do të veprojnë komfor ligjit, ndonëse tha se në komunë nuk ka arritur kërkesë për ndërtimin e kishës.

Ai shtoi se kërkesa për ndarjen e parcelës për varrezave ka qenë në komunë që nga viti 2005, por se ende nuk di për veprime e mëtutjeshme.