Kundër kishës katolike: Banorët e Llapushnikut në protestë para komunës së Drenasit (Foto)

Qindra banorë të fshatit Llapushnik dhe rrethinë po protestojnë para Komunës së Drenasit, ku po kundërshtojnë vendimin për ndërtimin e një kishe në fshatin e tyre.

Lajme

22/06/2015 10:51

Në emër të protestuesve foli Bujar Thaçi, i cili tha se në atë pjesë nuk do të duhej të ndërtohej asgjë për shkak se është zonë e mbrojtur e Betejës së Llapushnikut.

aa

Ata po kërkojnë takim me kryetarin e Drenasit, Nexhat Demaku.

Ndërkohë në duar po mbajnë pankarta ku shkruan “Shtëpia e Zotit nuk bëhet me dhunë”, “Stop Ipeshkvisë”, “Ne nuk kërkuam ndarje, ata po kërkojnë”. (lajmi.net)

aaa