Veseli BB8: Pushimet dua t’i kaloj me Tean
Fituesi i edicionit të 8-të të BB, Vesel Kurtishaj tashmë është duke shijuar famën që i dha ky format,bashkë me 50 milionë lekët.
ShowBiz
Gjatë qëndrimit brenda shtëpisë, 24-vjecari nga Kosova ka shprehur pëlqimin edhe për Tean,njërën prej vajzave më flirtuese brenda shtëpisë. Megjithatë,duket se edhe ajo ka një pëlqim për Veselin,të cilin e shprehu edhe në mbrëmjen Post Big Brother,që u transmetua të shtunën në Top Channel.
Të rinjtë janë takuar gjatë kësaj jave,por Veseli,pse jo,do të donte të kalonte edhe ca ditë pushime me Tean: “Pushimet gjithmonë i kam kaluar me njerëz që më bëjnë të ndihem mirë dhe Tea është një prej njerëzve pranë së cilës unë ndihem mirë.Nëse ajo do pranonte,po!” – ka thënë Veseli për gazetën “Paloma”.(Lajmi.net)