Vdes gazetari Qamil Hasani

Në moshën 77 vjeçare pas një sëmundjeje të pashërueshme ka ndërruar jetë sot gazetari e profesori Qamil Hasani, varrimi i të ndjerit do të bëhet po sot në Varrezat e Prishtinës, në orën 13.

Lajme

21/06/2015 11:38

Qamil Hasani ka lindur në Ceroticë të Preshevës më 1936. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën Normale dhe Fakultetin Filozofik – degën Gjuhë e letërsi shqipe i kreu në Prishtinë.

Një kohë punoi në arsim në Preshevë e në Obiliq e Prishtinë, ndërsa nga vitet e tetëdhjeta e ushtroi profesionin e gazetarit dhe të redaktorit në Televizionin e Prishtinës, deri kur ai u mbyll dhunshëm nga regjimi i Millosheviqit, më 5 korrik të vitit 1990.

Pas luftës në Kosovë, punoi në disa gazeta, deri sa u pensionua.

Kolegët kudo që punoi do ta kujtojnë për përkushtimin profesional, njerëzor e kombëtar