Ferati: Nuk di që ndonjë deputet i LDK-së është kundër Speciales

​Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sadri Ferati duke folur për projektligjin e Gjykatës Speciale, të dorëzuar ne Qeverinë e Kosovës ka thënë se deputetet pritet ta marrin ligjin te hënën ose te martën.

Lajme

19/06/2015 21:31

Ferati tha se nuk ka informata për ndryshimet eventuale ne ligj, por tha ai, di që janë bërë disa ndryshime teknike.

I pyetur se kush e sponsorizon projektligjin, PDK apo LDK, Ferati tha se projektligji është i Kosovës, i nisur nga Qeveria, e mandej shkon ne parlament.

“Ky ligj nuk është partiak”, tha Ferati në Rrokum Tv.

Deputeti i LDK-së tha se sa i takon votimit, Ligji mundet me ardhë në Kuvend të enjten, meqë ka seance te rregullt, por mundet edhe te Premten, meqë nuk ka seancë të Rregullt.

Sa i takon votimit te deputetëve te LDK-së, Ferati tha se ka pasur disa deputetë që kanë kërkuar që në këtë projektligj me u përfshi edhe zbardhja e vrasjeve politike të pasluftës .

“Por unë nuk di ndonjë deputet që ka deklaruar se nuk ka me e votu këtë projektligj”, tha Ferati.