Kërkohet dënim me vdekje për Dylan Storm Roof

I dyshuari për vrasjen e nëntë personave në një kishë në Charleston, SHBA, duhet të dënohet me vdekje, ka thënë guvernatorja e Karolinës Jugore, Nikki Haley.

Bota

19/06/2015 20:26

“Absolutisht dëshirojmë që të dënohet me vdekje”, ka thënë guvernatorja Nikki Haley për NBC.

Dylan Storm Roof, 21 vjeçari i cili dyshohet për vrasjen e nëntë njerëzve, sot është dashur të dalë para gjykatës.

Roof është arrestuar dje ndërsa policia ka bërë të ditur se vrasjen dyshohet ta ketë  kryer me revolen me të cilën babai ia kishte dhuruar për ditëlindjen e 21-të.