Gjykata në Kranj: Haradinaj mbetet në Slloveni

Gjykata në Kranj ka vendosur që Ramush Haradinaj të mbetet në Slloveni që gjykata të procedoj ankesën e tij përpara se të marrë në konsideratë kërkesën për ekstradim të Serbisë.

Lajme

19/06/2015 09:26

Gjykata tha se ka marrë “një ankesë në lidhje me procedurat e trajtimit në lidhje me shtetasin e arrestuar të Kosovës”, ka raportuar agjencia e lajmeve STA, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë kjo Gjykatë ka bërë të ditur se ka vendosur që padia të jetë komplete pasi ajo nuk përfshin autorizimin për avokatin nga ana e ngritësit të akuzës në mënyrë që ajo të mund të të procedohet.

Tutje, kjo gjykatë ka shpjeguar se shtetasi kosovar i arrestuar në bazë të fletëarrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ka premtuar se nuk do ta braktisë vendin. (lajmi.net)