Ferizaj: Kapen 6 mijë kilogram duhan (Foto)

Në një shtëpi private në Ferizaj, njësitet e doganës kanë arritur që të kapin afër 6 mijë kilogram duhan, në vlerë afër 15 mijë euro. E gjithë kjo erdhi pasi njësitet e doganës në bazë të hetimeve në kuadër të luftimit të ekonomisë jo-formale dhe evazionit fiskal arritën të kapin sasi të konsiderueshme të mallrave të kontrabanduara.

Lajme

18/06/2015 16:40

Në komunikatën për media nga dogana e Kosovës thuhet se pas identifikimit të një lokaliteti të dyshuar për përpunimin e duhanit, dogana në bashkëpunim me prokurorin kompetente përmes mandatit të gjykatësit kompetent ushtruan bastisje në një shtëpi private në Ferizaj.

Sipas tyre, gjatë këtij kontrolli u arrit të kapen dhe sekuestrohen rreth 6 mijë kilogram duhan, prej të cilëve 5 mijë janë të pa përpunuar, ndërsa 1 mijë të tjerë janë të përpunuar

Dogana fton qytetarët që të thërrasin në numrin e telefonit 0800 50 095, nëse hasin apo shohin keqpërdorime dhe kontrabandim.

Duhani i sekuestruar1 Duhani i sekuestruar2