Ribashkohen “Asgjë sikur dielli”
Rok grupi “Asgjë sikur dielli” është ribashkuar pas katër vitesh ndarje.
ShowBiz
Vokalisti Alban Nimani i cili provoi karrierën si solo artist,është ribashkuar me grupin duke sjellur një album të titulluar “Disident”.
Grupi tash është rikthyer me një përbërje të re,Bujar Hudozi në kitarë,Alban Nimani në vokal, Fatos Berisha në timpane, Labinot Krasniqi në bas dhe Faton Dolaku në tastierë.
Albumi i cili është i treti me radhë i “Asgjë sikur dielli”,përmbanë 6 këngë të reja,ndërsa ata që e blejnë albumin në CD,aty do të gjejnë edhe dy këngë bonus.
Këtij albumi i ka paraprirë publikimi i videoklipit të këngës “Unë të dua ty”,e cila po ashtu është pjesë e këtij albumi.(lajmi.net)