Konjufca: Sllovenia me arrestimin e Hardinjat shkeli sovranitetin e Kosovës
Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për arrestimin e Ramush Hardinaj nga shteti i Sllovenisë, ka thënë se me këtë veprim është shkelur sovraniteti i shtetit të Kosovës.
Lajme
Ai ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që si masë shtetit slloven është dashur ti ngritet notë proteste.
Konjufca po ashtu ka kritikuar institucionet e vendit të cilat nuk kanë bërë asgjë që fletarrestet e Serbisë ti anulojnë.
“Ku janë institucionet që nuk po interesohen për këto fletëarreste, të shikohet se në cilat shtete deputetët janë të rrezikuar”.
“Kërkojmë nga qeveria hungareze lirimin e menjëhershëm të Haradinajt dhe anulimin e pa kusht të fletërresteve nga Serbia për luftëtarët e UÇK-së”.
“Ne duhet të kërkojmë reciprocitet nga Serbia, sepse ajo është ajo që i ka lëshuar këto fletëarreste. Duhet t’i vendosen kushte Serbisë që ti anulojë këto fletëarreste. Qeveria e Kosovës është dashur të ngrisë notë proteste sepse është cënuar sovraniteti i shtetit të Kosovës. Kushtetuat thotë ‘ ushtrues të sovranitetit shtetëror janë të zgjedhurit e popullit’”, ka thënë Konjufca. (lajmi.net)