Dy persona të lënduar nga shembja e kranit te rruga “A” – Policia jep detaje
Një kran është shembur sot te rruga “A” në Prishtinë. Si pasojë e saj, kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan lajmi.net. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. “Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar,…
Lajme
Një kran është shembur sot te rruga “A” në Prishtinë.
Si pasojë e saj, kanë mbetur të lënduar dy persona, shkruan lajmi.net.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.
“Lidhur me rastin në fjalë, ju njoftojmë se dy persona kanë mbetur të lënduar, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme. Aktualisht njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë filluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit.”, deklaruan nga Policia. /Lajmi.net/