Nënkryetari i Skenderajt: Dënimi i kryetarit Lushtaku, absurd dhe puro politik

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka thënë se mungesa fizike e kryetarit Sami Lushtaku po vërehet në të gjitha fushat.

Lajme

18/06/2015 08:36

Ai ka thënë për ‘Epokën e re’ se dënimi i Lushtakut nga Gjykata Themelore në Mitrovicë është absurd dhe puro politik.

Sipas tij, përndjekja e vazhdueshme politike ndaj kreut të Skenderajt është e patolerueshme dhe cenim i vullnetit të qytetarëve të kësaj komune që e kanë zgjedhur me votë të lirë.