Presidentja uron besimtarët mysliman për fillimin e muajit të Ramazanit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit.
Lajme
Në urimin e presidentes thuhet që gjatë sakrificave të këtij muaji besimtarët tregojnë solidaritet dhe përkushtim për të ndihmuar të varfrit, për trajtim të barabartë dhe me dashuri e paqe ashtu siç mëson feja islame. Jahjaga në urimin e saj u ka dëshiruar të gjithë besimtarëve agjërim të lehtë.
“Ky është muaji kur, përmes lutjeve dhe agjërimit, tregohet devotshmëria dhe njëkohësisht edhe përkushtimi për të ndihmuar më të dobëtit, më të varfrit dhe për të treguar zemërgjerësinë. Ramazani është periudha që i bën bashkë të gjithë njerëzit në reflektim ndaj punës dhe angazhimit për solidaritet dhe trajtim të të gjithëve në mënyrë të barabartë, me dashuri dhe në paqe, ashtu siç e predikon edhe vetë feja Islame”, thuhet në urimin e presidentes Jahjaga.