Veseli: Kemi nevojë të dekurajojmë fanatizmin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit.
Lajme
Në urimin e tij të publikuar në Facebook, Veseli ka thënë se ky muaj është mundësi e mirë që besimi tek Zoti të kuptohet si dashuri e respekt për njëri tjetrin.
“Ramazani është një mundësi e mirë që besimin tek Zoti ta kuptojmë si dashuri, mirëkuptim e respekt për njëri tjetrin, dhe si një mundësi për të fuqizuar tolerancën e kulturën tonë të solidaritetit”.
“Sot, ne, si shoqëri kemi nevojë që të zbulojmë potencialin humanist të religjionit dhe krahas kësaj, me vendosmëri, të dekurajojmë fanatizmin”, ka shkruar Veseli.
Muaji i shenjët i Ramazanit fillon me 18 qershor.