Shpëtuan adoleshenten disa sekonda para se të shpërthente veturave e tyre
Dy djelmosha të rinj që tani kanë fituar epitetin e heronjve, nuk kishin hezituar të futen në zjarr për të shpëtuar dy adoleshente të cilat kishin përplasur veturën me një kuti të madhe postare, e cila brenda pak sekondave ishte përfshirë nga flaka që mund të sillte deri tek shpërthimi i veturës.
Bota
Liam Coulthard dhe miku i tij Josh Penn, që të dy 21-vjeç, ishin duke u shëtitur me veturë prapa vajzave, kur Mini Cooper-i i adoleshenteve u përplas me një kuti të madhe postare, raporton Mirror.
Por ata kurrë nuk kishin menduar se atë ditë do të bëjnë një akt heroik, pasi që vetura me të cilin po udhëtonin vajzat u përplas dhe u përfshi nga flaka. Me të dalë nga vetura, ata kishin vrapuar në drejtim të tyre, dhe kishin shpëtuar 18-vjeçaren Alisha Davies e cila ishte ngujuar brenda veturës, por që për pak sekonda i shpëtoi edhe shpërthimit.